Ndërlidhjet

Zgjedhjet e parakohshme çeke më 25 e 26 tetor


Fotografi arkivi nga zgjedhjet presidenciale çeke. Ne fotografi shihet presidenti aktual, Milos Zeman me bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Fotografi arkivi nga zgjedhjet presidenciale çeke. Ne fotografi shihet presidenti aktual, Milos Zeman me bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Presidenti çek, Milos Zeman do vendos që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 25 dhe 26 tetor nëse dhoma e ulët e parlamentit të këtij shteti voton që të shpërndajë vetën të martën.

Njoftimi është bërë i ditur nga zyra e presidentit çek, vendim ky në përpjekje pëe t’i dhënë fund bllokadës politike që e ka përfshirë këtë shtet që një kohë.

Dhoma e ulët e parlamentit pritet që të kalojë mocionin për shpërndarje duke i hapur rrugë zgjedhjeve pasi kabineti i kryeministrit Jiri Rusnok, majtisti që një kohë të gjatë është aleat i Zemanit, dështoi që të fitojë votëbesimin gjatë këtij muaji.

Partitë e kanë akuzuar Zemanin se po gllabrëon pushtet duke e vendosur Rusnokin kundër dëshirës së tyre pasi qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë ra për shkak të skandalit për spiunim dhe rushfet në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG