Ndërlidhjet

Shumica e izraelitëve nuk besojnë se do arrihet paqja


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ishte ai që rifilloi negociatat për paqe në mes të Izraelit dhe palestinezëve, 30 korrik, 2013
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ishte ai që rifilloi negociatat për paqe në mes të Izraelit dhe palestinezëve, 30 korrik, 2013
Rreth 80 % e hebrenjëve të Izraelit besojnë se një marrëveshje paqësore me palestinezët është e pamundshme.

Të dhënat janë marrë nga një sondazh i publikuar të premtën, dy ditë pas vazhdimit të negoviatave izraelito-palestineze raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Të pyetur nëse “kësaj radhe ne do të arrijmë një marrëveshje finale që do i jap fund konfliktit”, 79.7 përqind e respondentëve kanë thënë jo dhe vetëm 6.2 përqind kanë thënë po.

14.1 përqind nuk kanë shprehur asnjë opinion.

Sondazhi i publikuar nga një publikim djathtist që jepet gratis është realizuar nga instituti për kërkim i Izraelit, Hagal Hahadash me 500 hebre izraelit të anketuar.

Të pyetur në lidhje me lirimin e të burgosurve palestinez për vazhdimin e negociatave, 77.5 përqind e të anketuarve kanë thënë se nuk pajtohen me këtë vendim.

Izraeli ka liruar 26 të burgosur të mërkurën disa orë para se bsedimet të vazhdonin në Jerusalem. Ky është grupi i parë prej 104 të burgosurve që pritet të lirohen përgjatë negociatave.

62.9 përqind e respondetëve kanë thënë se ata më me dëshirë do të donin që qeveria të ndalojë njëherë ndërtimin e objekteve të reja të banimit për izraelitët se sa të lirohen të burgosurit palestinezë.

Bisedimet e fundit paqësore, ato të shtatorit të vitit 2010 u ndërprenë për shkak të ndërtimeve të reja izraelite që edhe kësaj radhe ka zemëruar negociatorët palestinezë.
XS
SM
MD
LG