Ndërlidhjet

logo-print

Kerry dhe Zebari të shqetësuar për kërcënimet ndaj Irakut


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry gjatë takimit të djeshëm me ministrin e jashtëm irakian, Hoshyar Zebari

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry gjatë takimit të djeshëm me ministrin e jashtëm irakian, Hoshyar Zebari

Kryediplomatët e Irakut dhe SHBA-ve e kanë pranuar se Iraku është duke u përballur me kërcënimin serioz të destbilizimit prej ekstremistëve shiit dhe sunit, duke e përfshirë edhe Al Kaedës.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtë, Hoshyar Zebari janë takuar në Washington të enjtën.

Takimi është mbajtur pas raportimeve se mbi 30 persona janë vrarë gjatë sulmeve me bomba në Bagdad.

Më shumë se 3 mijë persona janë vrarë në sulmet e këtij viti në Irak, duke e rritur frikën se shteti po i kthehet dhunës së madhe sektare në mes të minoritetit suni dhe shiitëve.

Kerri dhe Zebari kanë thënë se ata kanë biseduar se si të ndalojnë që lufta e Sirisë të bartet në Irak dhe si të ndalojnë Iranin që të shfrytëzojë hapësirën ajrore të Irakut për të transportuar armë për qeverinë e Sirisë.
XS
SM
MD
LG