Ndërlidhjet

Hong Kong: Vidhen orë dore në vlerë prej 1.29 milionë dollarësh


Fotografi arkivi e Hong Kongut (Ilustrim)
Fotografi arkivi e Hong Kongut (Ilustrim)
Persona të maskuar kanë vjedhur në një dyqan të Hong Kongut rreth 240 orë luksoze të dorës që raportohet se kanë vlerë rreth 1.3 milionë dollarë, njofton policia e këtij vendi, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP.

Vjedhja sipas policisë është kryer brenda pak minutash.

Vjedhjet e orëve të dorës janë të rralla në qytetin jugor kinez me shtatë milionë banorë, ku vetëm një incident i tillë është raportuar vitin e kaluar nga 76 mijë krime të raportuara.

“Ne besojmë që ata kanë qenë hajdutë me përvojë pasi incidenti ka ndodhur brenda tre minutave”, ka thënë kryeinspektori policor, Ma Kai keung.

Policia nuk e ka arrestuar ende asnjë person për këtë rast.
XS
SM
MD
LG