Ndërlidhjet

BBC raporton për dhunë dhe viktima të reja në Kajro


Protesta e sotme që po mbahet në kryeqytetin egjiptian, Kajro

Protesta e sotme që po mbahet në kryeqytetin egjiptian, Kajro

Mijëra protestues po marshojnë në këto caste rrugëve të kryeqytetit egjiptian, Kajro në përkrahje të Vëllazërisë Myslimane dhe liderit islamik, Muhammad Morsi që ushtria e hoqi nga pushteti më 3 korrik.

Disa media nderkombetare raportojne per viktima te reja ne Kajro dhe te shtëna nëpër zonat ku po protestohet.

Raportimet mediale thonë se ushtria tashmë ka zënë pozicionet e veta nëpër Kajro dhe në disa vende ka ndërhyrë duke shkaktuar viktima te reja. Korrespondenti i BBC në Kajro ka thënë se ai ka parë vet katër trupa të pajetë dhe shumë njerëz të lënduar rëndë në afërsi të sheshit qëndror, Ramzes.

Mediat nderkombetare gjithashtu raportojne se dëgjohen të shtëna në disa zona ku po protestohet.
XS
SM
MD
LG