Ndërlidhjet

BE diskuton më 19 gusht për Egjiptin


Kajro, 15 gusht 2013.
Kajro, 15 gusht 2013.
Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen më 19 gusht për të diskutuar rreth krizës në Egjipt, ka njoftuar zyra e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Në mesazhin e publikuar në Twitter thuhet se zyrtarët evropianë do të flasin edhe për masat e mundshme të bllokut evropian ndaj krizës në Egjipt.

Ashton, në një deklaratë për agjencinë ruse Itar Tas, po ashtu ka konfirmuar se ministrat e jashtëm të BE-së do të mbajnë takim të jashtëzakonshëm me temën “Dhuna në Egjipt”.

Kujtojmë se të mërkurën, nga ndërhyrja e forcave egjiptiane të sigurisë në protestat e islamistëve, kanë humbur jetën mbi 630 persona dhe janë plagosur gati 4,000 të tjerë.
XS
SM
MD
LG