Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen dy serbë të Graçanicës për kontrabandim migrantësh


Ilustrim

Ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, policia kufitare e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin e bazuar se ai, në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, ka kryer veprën penale të kontrabandimit të migrantëve, falsifikimit të dokumenteve dhe të mashtrimit, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Operacioni i koduar me emrin “Kumbara” ka rezultuar me kontrollimin e dy shtëpive me objekte përcjellëse në fshatrat Shushicë e Gushtericë të komunës së Graçanicës, me ç’rast janë identifikuar dy të dyshuar, të cilët në vazhdimësi kanë kryer vepra penale të kontrabandimit të migrantëve dhe falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit.

Të dyshuarit janë dy qytetarë serbë D. D. dhe S. K.
XS
SM
MD
LG