Ndërlidhjet

Gjenden 4 trupa të marinarëve indianë


Incidenti në Mumbai
Incidenti në Mumbai
Zhytësit indianë kanë gjetur trupat e katër nga 18 marinarët, të cilët kanë qenë në nëndetësen, e cila ka eksploduar dhe është fundosur në portin e Mumbait.

Zhytësit kanë thënë se trupat e zbuluar janë të djegur rëndë.

Besohet se të gjithë marinarët që kanë qenë në bordin e nëndetëses INS Sindhurakshak, prodhim rus, kanë vdekur në incidentin e së martës.

Nëndetsja ka qenë e armatosur me raketa dhe torpedo, ndërsa hetimet janë duke vlerësuar nëse disa nga armatimet e saj kanë shpërthyer.
XS
SM
MD
LG