Ndërlidhjet

logo-print

Kosovës i janë kthyer rreth 50% e librave kadastralë


Edita Tahiri - foto arkivi

Edita Tahiri - foto arkivi

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur të premten zëvendësshefin e misionit të EULEX-it, Jowlle Vatcher, me ç’rast është biseduar për progresin e arritur në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për kthimin e regjistrave civilë në Kosovë.

Siç njoftohet nga kabineti i zv/kryeministres, në takim është vlerësuar përparimi i arritur, duke qenë se tashmë rreth 50 për qind e librave kadastralë i janë kthyer Kosovës nga Serbia.

Tahiri ka falënderuar EULEX-in për bashkëpunimin dhe angazhimet e përbashkëta për konsolidimin e sundimit të ligjit në tërë Kosovën, si dhe për angazhimet konkrete në çështjen e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.
XS
SM
MD
LG