Ndërlidhjet

Vdes bashkëthemeluesja e Zara-s


Dyqan i Zara-s
Dyqan i Zara-s
Rosalia Mera, bashkëthemeluese e gjigantit spanjoll të modës, që ka në pronësi Zara-n, ka vdekur në moshën 69-vjeçare.

Sipas mediave spanjolle, ajo ka pësuar sulm në kokë të enjten mbrëma.

Mera ka lënë shkollën në moshën 11-vjeçare dhe ka punuar si rrobaqepëse, para se të themelonte Inditex-in bashkë me ish-bashkëshortin e saj, Amancio Ortega.

Ajo ka ndihmuar që kompania të bëhet një nga shitëset më të mëdha në gjithë botën.

Inditex mban firmat: Zara, Massimo Dutti dhe Bershka.

Mera ka qenë gruaja më e pasur e Spanjës.
XS
SM
MD
LG