Ndërlidhjet

Ukraina do t’i ankohet OBT-së për Rusinë


Selia e OBT-së në Gjenevë
Selia e OBT-së në Gjenevë
Kievi ka thënë se do të ankohet tek Organizata Botërore e Tregtisë, në lidhje me inspektimet e intensifikuara doganore të Rusisë.

Ministri për Zhvillimin Ekonomik të Ukrainës, Ihor Praslov, ka thënë se ankesa është një opsion që Kievi është duke konsideruar për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes me Moskën.

Shefi i Shërbimit Doganor të Rusisë, Andrei Belyaninov, ka mbrojtur aksionet e Moskës, duke thënë se janë të nevojshme për të zgjidhur problemet me deklarimet e manipuluara.

Dy palët do të takohen të hënën në Rusi, për të diskutuar dallimet mes tyre.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij ukrainas, Viktor Yanukovych, kanë folur përmes telefonit të premten, por nuk janë bërë të ditura detajet e bisedës.

Ukraina ka ndaluar importin e grurit nga Rusia qysh të enjten, kur mallrat e saj janë kthyer prapa nga kufiri ruso-ukrainas.
XS
SM
MD
LG