Ndërlidhjet

Hezbollahu fajëson sunitët për sulmet në Bejrut


Bejrut, 15 gusht 2013.
Bejrut, 15 gusht 2013.
Udhëheqësi i Hezbollahut ka fajësuar islamistët sunitë për sulmet e së enjtes në Bejrut, në të cilat kanë humbur jetën 22 persona.

Në një fjalim televiziv, Hassan Nasrallah ka thënë se radikalët sunitë qëndrojnë prapa tyre.

Sulmet e së enjtes në një lagje të banuar me shiitë kanë plagosur edhe më shumë se 300 persona.

Nasrallah ka thënë se ato do të forcojnë edhe më shumë vendosmërinë e Hezbollahut për të luftuar në Siri.

Grupi militant shiit nga Libani ka luftuar në Siri përkrah forcave të regjimit.

Përfshirja e tij atje ka përkeqësuar tensionet sektare midis myslimanëve shiitë dhe sunitë në Liban.
XS
SM
MD
LG