Ndërlidhjet

Ban në Izrael, diskuton procesin e paqes


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka zhvilluar takime me zyrtarët izraelitë, në përpjekje për të shtyrë përpara bisedimet paqësore midis Izraelit dhe palestinezëve.

Ban u ka bërë thirrje të dyja palëve që të shmangin veprimet, të cilat rrezikojnë bisedimet.

Ai ka shprehur shqetësim për planet e Izraelit për të ndërtuar vendbanime të reja hebreje në tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.

Ban është takuar të premten me kryenegociatorin izraelit në bisedime, Tzipi Livni, ndërsa të enjten me presidentin e autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.
XS
SM
MD
LG