Ndërlidhjet

OKB: Rrezik nga poliomeliti në Somali


Vaksinimi kundër poliomelitit - foto ilustruese

Vaksinimi kundër poliomelitit - foto ilustruese

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një shpërthim të rëndë të poliomelitit në Somali, vetëm pak ditë pasi organizata bamirëse mjekësore “Mjekët pa Kufij” është larguar nga vendi, për shkak të pasigurisë.

Së paku 105 raste të poliomelitit janë regjistruar në Somali këtë vit – gati gjysma e numrit të rasteve në mbarë botën në vitin 2012.

“Është shumë shqetësuese sepse poliomeliti është një sëmundje që është planifikuar të zhduket”, ka thënë zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Oliver Rosenbauer, raporton AP.

OBSH-ja është duke bërë përpjekje për të çrrënjosur poliomelitin dhe numri i rasteve ka rënë në mënyrë dramatike.

Shumica e rasteve në Somali janë në zonat që kontrollohen nga grupi islamist al-Shabab.

Poliomeliti tani konsiderohet endemik vetëm në tre vende: Afganistan, Nigeri dhe Pakistan.

Somalia është shpallur pa poliomelit gjashtë vjet më parë, pas vaksinimit të rreth 4 milionë njerëzve.

OKB thotë se tani është jashtëzakonisht e vështirë për të kryer punën e vaksinimit, pasi
Al-Shabab ka ndaluar shumicën e agjencive ndërkombëtare të ndihmës në zonat që kontrollon vet.
XS
SM
MD
LG