Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmet e talibanëve – dhjetëra civilë të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në provincën Helmand në Afganistan

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në provincën Helmand në Afganistan

Zyrtarët e Afganistanit thonë se nga dy sulme të ndara të talibanëve në Afganistan, janë vrarë së paku 14 civilë.

Zëdhënësi i provincës jugore Helmand, Omar Zwak, tha se pesë civilë janë vrarë kur një minibus hasi në minë në qarkun Marjah, sot herët në mëngjes.

Më herët, nga një sulm gjatë natës në provinën perëndimore Herat, janë vrarë nëntë punëtorë të një kompanie rrugore.

Zyrtarët lokalë të policisë thanë se talibanët e kanë sulmuar edhe kampin e tyre në qarkun Karukh me granata dhe armatim automatik.

Nuk ka raporte për viktima eventuale gjatë këtij sulmi.

Një raport akktual i Kombeve të Bashkuara thotë se, krahasuar me vitin e kaluar, për 23 % është rritur numri i viktimave civile në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Nga pasojat e përleshjeve në Afganistan, në periudhën Janar – Qershor 2013, janë vrarë 1319 dhe janë plagosur 2533 civilë , thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG