Ndërlidhjet

Bosnja rrezikon humbjen e fondeve nga BE-ja


Pamje nga Sarajeva

Pamje nga Sarajeva

Bosnjë Hercegovina rrezikon humbjen e afro 100 milionë eurove në vit, para këto që janë pothuajse të domosdoshme për këtë vend, nga Bashkimi Evropian, për shkak të dështimit të politikanëve rivalë myslimanë, serbë dhe kroatë, për tu pajtuar se si të menaxhohen fondet, thonë zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Nëse deri në muajin Shtator nuk ndodhë ndonjë kthesë, Bosnjë Hercegovina mund të shohë humbjen e 100 milionë eurove në të ashtuquajturat fonde IPA, gjatë ciklit të ardhshëm në periudhën 2014-2020, të cilat mund të ridrejtohen në vendet fqinje, që poashtu synojnë integrim në Bashkimin Evropian.

Kjo perspektivë e reflekton krizën e qeverisjes në këtë vend me 3.8 milionë banorë, e cila ende është e bllokuar nga ndarjet e thella ndëretnike, 18 vjet pas përfundimit të luftës në periudhën 1992-95.

“Ne ende jemi në vendnumrim me llojin e problemeve që janë të pranishme për disa vite”, tha Renzo Daviddi, zëvendës i shefit të delegacionit të Bashkimit Evropian në Bosnjë.

Ai ka tërhequr vërejtjen se fondet mund të ndalen, nëse nuk shënohet progres në frontin politik gjatë muajit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG