Ndërlidhjet

Nikolliq: Nuk e njohim Kosovën, edhe me çmim të BE-së


Pamje e një pjese të Beogradit

Pamje e një pjese të Beogradit

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar sot se vendi i tij është i vendosur që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, edhe nëse e rrezikon hyrjen në Bashkimin Evropian.

“Serbinë tash e pret një periudhë e zhvillimit dhe prosperitetit, gjendemi në rrugën për hyrje në Bashkimin Evropian, dhe jemi këmbëngulës që të mos e pranojmë pavarësinë e Kosovës, saqë jemi të gatshëm ta rrezikojmë atë rrugë, e cila është ardhmëria jonë, por ekziston diçka që quhet krenari”, tha Tomisllav Nikolliq, gjatë takimit të sotëm në Beograd, me presidentin e fondacionit “Barack H. Obama”, Abongo Malim Obama.

Zoti Nikolliq ka thënë se shpreson se Ballkani në të ardhmen do të jetoj në paqe.

Abongo Malim Obama, vëlla i presidentit amerikan, Barack Obama, ka thënë se është me rëndësi ajo që është e përbashkët, e jo dalluese, sepse kjo është çelës i paqes dhe stabilitetit, raporton agjencia Beta, duke u mbështetur në njoftimin e presidencës së Serbisë.
XS
SM
MD
LG