Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Rohani kërkon politikë pa slogane populliste


Presidenti i Iranit Hassan Rohani

Presidenti i Iranit Hassan Rohani

Presidenti i ri i Iranit, Hassan Rohani, ka bërë thirrje që politika e jashtme të lirohet nga sloganet populliste.

A i tha se mesazhi i qartë nga votuesit, që e zgjodhën atë në zgjedhjet presidenciale, më 14 Qershor, ishte se ata dëshirojnë një politikë të jashtme të re, më tepër racionale.

Këto komente ai i bëri sot në inaugurimin e ministrit të jashtëm të Iranit, Muhammad Javad Zarif.

“Politika e jashtme nuk kryhet duke i përsëritur sloganet”, tha Rohani, në një referencë të qartë të retorikës së zjarrtë të ish-presidentit, Mahmud Ahmadinejad.

Megjithatë, Rohani ka theksuar se me rishqyrtimin e politikës së jashtme “nuk nënkputohet ndryshim në parime”, por që atje duhet të ketë “ndryshim në metodë”.

Sipas tij, interesat kombëtar do të mbrohen në mënyrë “përkatëse, precize dhe racionale”.

Ai ka premtuar se do të ndjek politikë të moderuar dhe do t’i ulë tensionet me fuqitë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG