Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Persona të armatosur e kanë vrarë politikanen


Politikanja e vrarë Najma Hanif

Politikanja e vrarë Najma Hanif

Persona të armatosur e të paidentifikuar e kanë vrarë politikanen sekulare, Najma Hanif, në pjesën e trazuar veriperëndimore të Pakistanit.

Policia lokale ka njoftuar sot se politikanja Hanif është vrarë mbrëmë vonë, në shtëpinë e saj në një lagje të Peshavarit, në provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje, ndërsa motivet e vrasjes nuk janë të qarta.

Bashkëshorti dhe djali i saj ishin vrarë nga një sulm vetëvrasës i talibanëve në muajin Nëntor të vitit 2011.

Najma Hanif, 35 vjeçare, ishte anëtare e Partisë Kombëtare Awami, që është kritike e fuqishme e talibanëve.

Kjo parti i ka mbështetur operacionet ushtarake kundër ekstremistëve, derisa ishte në qeverisje në provincën e përmendur prej vitit 2008 e deri në vitin 2013.

Prej vitit 2008, talibanët i kanë vrarë qindra lojalistë të kësaj partie.
XS
SM
MD
LG