Ndërlidhjet

Rusi: Vërshime të papara në 120 vitet e fundit


Pamje nga vërshimet në Lindjen e Largët të Rusisë

Pamje nga vërshimet në Lindjen e Largët të Rusisë

Afro 17 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Lindjen e Largët të Rusisë, afër kufirit me Kinën, për shkak të vërshimeve, që nuk janë parë në 120 vitet e fundit.

Mediat ruse thanë se më se 100 mijë njerëz duhet të evakuohen, nëse situata përkeqësohet mëtutje.

Ministri i situatave emergjente i Rusisë, Vladimir Puchkov, i tha presidentit Vladimir Putin, se afro 5300 shtëpi, në më tepër se 120 komunitete, janë shkatërruar nga vërshimet.

Vërshimet ishin shkaktuar nga të reshurat jashtëzakonisht të mëdha.

Shefi i Shërbimit monitorues hidrometeorologjik rus tha se nuk pritet që vërshimet të fillojnë të tërhiqen deri në fillim të muajit shtator.
XS
SM
MD
LG