Ndërlidhjet

Policia shqyrton informata të reja për vdekjen e Princeshës Diana


Princesha Diana
Princesha Diana
Policia britanike thotë se po i shqyrton informatat e reja që i ka marrë lidhur me vdekjen e Princeshës Diana dhe shoqëruesit të saj, Dodi al-Fayed, dhe se këto informacione po analizohen me “rëndësi dhe besueshmëri”.

Në njoftimin e publikuar mbrëmë vonë, agjencia Scotland Yard nuk ka paraqitur më tepër detaje lidhur me këto informacione të reja.

Megjithatë, është theksuar se nuk do të bëhet rihapja e hetimeve për vdekjen e Princeshës Diana dhe Dodi al-Fayedit, që kishin humbur jetën nga përplasja e automobilit të tyre në Paris, në vitin 1997.

Në vitin 2008, një juri britanike konkludoi se Princesha e Uelsit, Diana, dhe shoqëruesi i saj, Dodi al-Fayed, ishin vrarë në mënyrë të paligjshme, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme dhe shoferit të tyre të dehur, dhe për shkak të ndjekjes së fotografëve, që u shkonin prapa.
XS
SM
MD
LG