Ndërlidhjet

Ban Ki-moon i shqetësuar për trazirat në Egjipt


Një femër protestuese flet me policin brenda një xhamie në kryeqytetin Kajro
Një femër protestuese flet me policin brenda një xhamie në kryeqytetin Kajro
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e trazirave në Egjipt.

Në deklaratën e publikuar nga zëdhënësi i tij, Ban Ki-moon, ka kërkuar përfundimin e protestave të dhunshme dhe ka vlerësuar se është “përdorë forcë e tepruar” kundër tyre.

Sot në mëngjes, forcat e sigurisë së Egjiptit, i kanë larguar mbështetësit islamikë të presidentit të përmbysur Muhammad Morsi, nga një xhami në kryeqytetin Kajro.

Aksioni i forcave të rendit u bë pas trazirave, me ç’rast ka pasur edhe shkëmbime të të shtënave.

Më se 750 njerëz janë vrarë prej ditës së Mërkurë, kur në gjithë Egjiptin shpërthyen protesta dhe përleshje, pasi forcat e sigurisë i shkatërruar dy kampe të protestuesve në Kajro.

Vëllazëria Myslimane, lider i lartë i së cilës është Morsi, ka shprehur përkushtim për vazhdimin e protestave ditore.

Qeveria thotë se po e shqyrton mundësinë e shpërbërjes juridike të kësaj lëvizjeje.
XS
SM
MD
LG