Ndërlidhjet

Siri: 11 të vrarë nga sulmi i personave të armatosur


Pamje e shkatërrimeve të mëdha në një pjesë të qytetit Homs në Siri
Pamje e shkatërrimeve të mëdha në një pjesë të qytetit Homs në Siri
Persona të armatosur i kanë vrarë së paku 11 vetë, përfshirë civilë, gjatë një sulmi kundër një pike të kontrollit, në perëndimit të qytetit Homs në Siri.

Sulmi ndodhi sot në mëngjes, afër dy fshatrave me popullatë të krishterë.

Mediat shtetërore të Sirisë këtë sulm e kanë përshkruar si “masakër” dhe raportuan se në mesin e të vrarëve ka pasur edhe gra e fëmijë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, tha se disa nga personat e vrarë ishin pjesëtarë të forcave lojale ndaj qeverisë, që e mbanin pikën e kontrollit, ndërsa të tjerët ishin civilë.

Poashtu, u tha se shumica e të vrarëve ishin të krishterë.

Të krishterët, që përbëjnë afro 10% të popullatës në Siri, thonë se ata veçanërisht janë të goditur nga dhuna, e cila e ka përfshirë këtë vend.

Disa prej tyre u janë bashkuar forcave lojale ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Assad, që lufton kundër forcave kryengritëse sunite, përfshirë ekstremistët në mesin e sunitëve shumicë në Siri.
XS
SM
MD
LG