Ndërlidhjet

Meksikë: U arrestua edhe një lider i grupeve të drogës


Forcat speciale në luftë kundër grupeve të drogës në Meksikë
Forcat speciale në luftë kundër grupeve të drogës në Meksikë
Raportohet se një lider tjetër i drogës në Meksikë është arrestuar.

Mediat lokale kanë raportuar se forcat e sigurisë së këtij vendi, mbrëmë e kanë arrestuar personin Mario Ramirez Trevino, në shtetin verior meksikan, Tamaulipas.

Ramirez i njohur me nofkën X-20 , e ka udhëhequr një grup të madh të trafikimit të kokainës.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara kishte ofruar 5 milionë dollarë për zënien e tij.

Ramirezi është shefi i dytë më i madh i bandave të drogës, që është zënë gjatë periudhës njëmujore, derisa presidenti Enrique Pena Nieto, lufton kundër dhunës së grupeve të drogës.

Gjatë ofensivës gjashtëvjeçare kundër karteleve të dorgës, që e udhëhoqi ish- presidenti, Felipe Calderon, janë vrarë më se 70 mijë njerëz.

Ndërsa, prej muajit Dhjetor të vitit të kaluar, kur në presidencë erdhi Pena Nieto, janë vrarë afro 6 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG