Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Janë instaluar 18 mijë centrifuga


Pamje e centrifugave për pasurim të uraniumit në Iran

Pamje e centrifugave për pasurim të uraniumit në Iran

Irani i ka instaluar 18 centrifuga për pasurim të uraniumit, tha mbrëmë shefi i agjencisë atomike të këtij vendi në largim, Fereydun Abbasi-Davani.

Agjencia e lajmeve ISNA raporton se ai ka thënë se Irani i ka 17 mijë centrifuga të “gjeneratës së vjetër”, prej të cilave 10 mijë operojnë, ndërsa 7 mijë janë të gatshme për veprim.

Zoti Abbasi-Davani tha, poashtu, se ekzistojnë edhe një mijë centrifuga të reja, më të avancuara, të gatshme për fillimin e operacioneve. Në momentin kur ato të bëhen operacionale, do të mundësojnë pasurimin e uraniumit në mënyrë më të shpejtë.

Presidenti i ri i Iranit, Hassan Rohani, ish-negociator atomik, e ka emëruar ish-ministrin e jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, që ta kryesoj Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë shqetësime se Irani po synon prodhimin e armatimit atomik.

Irani thotë se programi i tij bërthamor është paqësor.
XS
SM
MD
LG