Ndërlidhjet

Kinë: Nga vërshimet – dhjetëra të vdekur


Pamje nga vërshimet në Kinë
Pamje nga vërshimet në Kinë
Disa dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga vërshimet e mëdha në pjesën verilindore të Kinës.

Mediat shtetërore raportuan sot se së paku 37 vetë kanë vdekur në këtë rajon, që ishte goditur nga vërshimet e mëdha, që nuk janë parë disa dekada.

Vërshimet i kanë përfshirë provincat Liaoning, Jilin dhe Heilongjiang.

Raportohet se dhjetëra persona konsiderohen të zhdukur, më se 2500 shtëpi janë shkatërruar dhe 140 mijë njerëz janë evakuuar.

Dëmet vlerësohen në afro 1.15 miliardë dollarë amerikanë.

Njëherësh, në pjesën juglindore të Kinës, afro 17 milionë njerëz po vuajnë nga thatësia e madhe prej muajit Qershor.

Më se 3 milionë njerëz kanë probleme me furnizim me ujë të pijshëm, ndërsa në më tepër se 1 milion hektarë tokë me kultura bujqësore janë shkatërruar.
XS
SM
MD
LG