Ndërlidhjet

logo-print

K. Veriore është pajtuar për ribashkimin familjar me K. Jugore


Mijëra njerëz morën pjesë në marshimin për unifikim në Seul të Koresë Jugore më 15 Gusht 2013

Mijëra njerëz morën pjesë në marshimin për unifikim në Seul të Koresë Jugore më 15 Gusht 2013

Koreja Veriore ka thënë se është pajtuar me propozimin e Koresë Jugore për vazhdimin e bashkimit të familjeve të ndara nga Lufta Koreane, në periudhën 1950-53.

Pheniani është pajtuar sot që ribashkimi i familjeve të mbahet më 19 Shtator, që është një festë tradicionale.

Koreja Veriore ka propozuar që më 4 Tetor të mbahet një bashkim i familjeve nëpërmjet videos.

Bashkimet e familjeve ishin anuluar në vitin 2010, për shkak të rritjes së tensioneve në Gadishullin Korean, prandaj deklarata e sotme e Koresë Veriore shihet si shenjë se këto tensione po zbuten.

Zyrtarët e organizatave të Kryqytit të Kuq në të dy vendet do të takohen më 23 Gusht për t’i diskutuar detajet e bashkimit.

Javën e kaluar të dy vendet u pajtuan për ta hapur zonën e përbashkët industriale në Kaesong, në Korenë Veriore, që ishte mbyllur në muajin Prill, për shkak të testit atomik të kryer nga Koreja Veriore në muajin Shkurt të këtij viti.
XS
SM
MD
LG