Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Navalny nuk debaton në televizionet e vogla


Aleksei Navalny

Aleksei Navalny

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, njëherësh bloger kundër korrupsionit, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në debatet e ardhshme në kuadër të fushatës për prefekt të Moskës, derisa këto debate nuk transmetohen në rrjetet e mëdha televizive.

Në një deklaratë të publikuar sot në Internet, Navalny tha se përvoja nga tri debatet e transmetuara nga televizionet e vogla dhe radiostacionet, ka treguar se për të është më efektive që kohën për debate ta shfryzëzoj në fushatë direkte.

Megjithatë, ai ka theksuar se do të marrë pjesë në debatet që transmetohen nga rrjetet e mëdha televizive, siç është Ekho Moskvy, dhe transmetuesit kombëtar në Rusi.

Ushtruesi i detyrës së prefektit të Moskës, Sergei Sobyanin, nuk ka marrë pjesë në asnjë debat.

Zgjedhjet mbahen më 8 Shtator.
XS
SM
MD
LG