Ndërlidhjet

logo-print

Rashiq: Serbët duhet të dalin në zgjedhjet e Kosovës


Nenad Rashiq

Nenad Rashiq

Ministri i punës dhe mirëqenies sociale në Kosovë, Nenad Rashiq, thotë se serbët e Kosovës duhet të dalin në zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit, meqë në rast të bojktotit, humbja do të jetë e madhe.

“Marrëveshja e Brukselit është bërë që të kemi ndonjë rezultat për të dy palët...e gjithë Serbia është peng e këtyre raporteve”, i tha Rashiq agjencisë beogradase Beta, dhe shtoi se “është shumë papjekuri të mos shfrytëzohet çfarëdo mundësi për përfshirje në zgjedhjet lokale”.

Ai ka theksuar se serbët e Kosovës ndonjëherë i kanë qëndrimet shumë të ngurta, por ato duhet të jetë më të buta, sepse pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale “i kushtëzojnë edhe afro 8 milionë njerëz në Serbi”.

Ministri Rashiq ka theksuar se serbët në pjesën veriore të Kosovës, duhet të mendojnë për atë se çështja e daljes në zgjedhje, nuk i takon vetëm veriut të Mitrovicës, por se në Kosovë kemi të bëjmë me gjëra më të mëdha, prandaj refuzimi i fuqishëm i zgjedhjeve nuk është lëvizje përkatëse.
XS
SM
MD
LG