Ndërlidhjet

Filipine: Përpjekje për gjetjen e të zhdukurve nga anija e fundosur


Ilustrim

Ilustrim

Ekipet e shpëtimit në pjesën qendrore të Filipineve po i vazhdojnë kërkimet për më tepër se 100 personat, që konsiderohen të zhdukur, nga fundosja e një anijeje të udhëtarëve.

Por, operacionet e kërkimit janë penguar nga moti i keq në provincën Cebu, 580 kilometra në jug të kryeqytetit Manila, ku anija u fundos ditën e Premte, pas ndeshjes me një anije transportuese.

Tashmë është konfirmuar se 32 vetë se kanë vdekur nga ky incident i rëndë.

Zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Filipineve, Armando Balilo, tha se 630 njerëz kishin shpëtuar, ndërsa 170 ende janë të zhdukur.
XS
SM
MD
LG