Ndërlidhjet

Liban: Janë arrestuar të dyshuarit për rrëmbimin e turqëve


Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines
Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit ka raportuar se autoritetet i kanë arrestuar tre vetë lidhur me rrëmbimin e dy pilotëve të kompanisë Turkish Airlines, në kryeqytetin Bejrut, javën e kaluar.

Megjithatë, në këtë raport nuk specifikohet se kur dhe ku janë arrestuar personat e dyshuar.

Javën e kaluar, në një rrugë afër Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit, personat e armatosur i rrëmbyen dy pilotë turq.

Duket se rrëmbimi ka lidhshmëri me konfliktin e armatosur në Siri.

Një grup më parë i panjohur, e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbim, dhe fatin e turqëve të zënë e ka lidhur me shiitët libanezë, që po mbahen nga kryengritësit sirianë, për më tepër se një vit.

Menjëherë pas rrëmbimit, Turqia u ka tërhequr vërejtjen shtetasve të vet që të mos udhëtojnë në Liban, ndërsa ata që janë atje të largohen menjëherë.
XS
SM
MD
LG