Ndërlidhjet

Egjipt: Armata nuk do të lejoj dhunë të mëtejshme


Gjeneral Fattah al-Sisi

Gjeneral Fattah al-Sisi

Komandanti i forcave të armatosura të Egjiptit, gjeneral Abdul Fattah al-Sisi, ka tërhequr vërejtjen se ushtria nuk do të lejoj dhunë të mëtejshme në këtë vend.

Gjatë katër ditëve të kaluara të dhunës, janë vrarë më se 750 njerëz.

Mbështetësit e presidentit të përmbysur nga ushtria, Muhammad Morsi, kishin shprehur përkushtimin për t’i vazhduar demonstratat e tyre.

Në deklaratën e sotme, gjeneral al-Sisi, tha se “ne asnjëherë nuk do të heshtim para shkatërrimit të vendit”.

Ai mëtutje u shpreh “se në Egjipt ka vend për secilin”, që duket se ishte një referencë gjithpërfshirëse për mbështetësit e Morsit.

Njëherësh, Vëllazëria Myslimane i ka tërhequr planet për mbajtjen e demonstratave për sot.

Kjo lëvizje kishte bërë thirrje për demonstrata ditore, prej se forcat e sigurisë i shkatërruar dy kampe të protestuesve në Kajro, ditën e Mërkurë, dhe shpallën gjendje të jashtëzakonshme.
XS
SM
MD
LG