Ndërlidhjet

Britani: Ndalohet partneri i gazetarit që i pari raportoi për Snowden


Gazetari Glenn Greenwald, gazetari i parë që raportoi për Edward Snowden dhe programet e vëzhgimit të SHBA-ve
Gazetari Glenn Greenwald, gazetari i parë që raportoi për Edward Snowden dhe programet e vëzhgimit të SHBA-ve
Partneri i gazetarit që ka lidhje me Edward Snowden, është ndaluar në Aeroportin Heathrow të Londrës, të dielën.

Raportohet se David Miranda është mbajtur për rreth 9 orë sipas ligjeve anti-terror.

Miranda është partneri i Glenn Greenwald, i cili ka raportuar për gazetën britanike, The Guardian për programet e vëzhgimit të SHBA-ve sipas materialeve që i ka marrë nga Snowden, ish kontraktori i arratisur i inteligjencës amerikane.

Për faqen e internetit të Guardian, Greenwald ka thënë se telefoni celular i partnerit të tij, David Miranda, llaptopi dhe kartë memoriet (USB) e tij janë konfiskuar.

Një deklaratë e gazetës thotë se Guardian është “e tmerruar” me ndalimin e David Miranda dhe do ju bëjë kërkesë autoriteteve britanike për një sqarim urgjent.

Qeveria braziliane ka shprehur “shqetësim të thellë” rreth ndalimit të personit në fjalë, partneri afatgjatë i Greenwald me të cilin është në një lidhje civile.

Çifti jeton në Rio de Zhaniero.
XS
SM
MD
LG