Ndërlidhjet

36 viktima të reja në Egjipt


(Ilustrim)
(Ilustrim)
36 përkrahës të Vëllazërisë Myslimane kanë vdekur në rrethana ende të paqarta derisa tensionet vazhdojnë në Egjipt.

Ministria e Brendshme ka thënë se të arrestuarit kanë bërë përpjekje për tu larguar nga një burg në periferi të Kajros, të dielën.

Kjo ministri gjithashtu ka thënë se të burgosurit janë ngulfatur ku policia ka shtënë me gaz lotësjellës me qëllim që të lirojë një oficer policor i cili ishte marrë peng.

Raportime të tjera thonë se megjithatë, përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane kanë vdekur nga mungesa e ajrit në pjesën e pasme të një furgoni të stërmbushur policor derisa transferoheshin për në burg.

Incidenti ka ndodhur derisa udhëheqësi i ushtrisë egjiptiane ka thënë se të dielën se ai nuk do të tolerojë dhunë të mëtutjeshme.

Komandanti i forcave të armatosura të Egjiptit, gjeneral Abdul Fattah al-Sisi, gjithashtu ka thënë se “në Egjipt ka hapësirë për të gjithë”.

Shifrat e fundit të qeverisë thonë se së paku 830 persona janë vrarë prej të mërkurës në përleshjet në mes të përkrahësve të presidentit të hequr nga pushteti, Muhammad Morsi dhe forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG