Ndërlidhjet

Nisin ushtrimet ushtarake SHBA - Kore Jugore


Fotografi arkivi e ushtarëve që marrin pjesë në ushtrime ushtarake në afërsi të zonës së demilitarizuar që ndanë dy Koretë, në Cheorwon, 01 Prill 2013
Fotografi arkivi e ushtarëve që marrin pjesë në ushtrime ushtarake në afërsi të zonës së demilitarizuar që ndanë dy Koretë, në Cheorwon, 01 Prill 2013
Forcat ushtarake të SHBA-së dhe Koresë Jugore, të hënën kanë nisur ushtrimet vjetore ushtarake që Koreja Veriore komuniste i konsideron si një përgatitje për invazion të saj.

Ushtria amerikane ka thënë se ushtrimet do të vazhdojnë deri më 30 gusht.

Ushtrimet kanë filluar përgjatë kohës kur shihen shenja të rënies së tensioneve në gadishullin korean.

Javën e kaluar, të dy Koretë janë pajtuar që të punojnë drejt hapjes së një fabrike që do menaxhohet bashkë.

Të dielën, Koreja Veriore e ka pranuar ofertën e Seulit për bisedime për ribashkimin e familjeve që janë ndarë nga lufta.

Mediat shtetërore të Koresë nuk kanë bërë ndonjë deklarim të madh rreth ushtrimeve deri tash.

Herën e kaluar, Koreja Veriore është kërcënuar me luftë bërthamore gjatë ushtrime ushtarake në mes të Koresë Jugore dhe SHBA-së.
XS
SM
MD
LG