Ndërlidhjet

OKB do të verifikojë nëse armët kimike u përdorën në Siri


Shkencëtari suedez, Ake Sellstrom (Ilustrim)

Shkencëtari suedez, Ake Sellstrom (Ilustrim)

Një ekip i ekspertëve të OKB-së pritet që të hënën të nisin verifikimin nëse janë përdorur armë kimike në Siri.

Ekipi, që udhëhiqet nga eksperti suedez i armëve të tilla, Ake Sellstrom, ka arritur në Damask të dielën.

Hetuesit pritet që të vizitojnë tri vende, duke e përfshirë edhe në fshat në afërsi të qytetit verior, Aleppo.

Para arritjes së eskpertëve, zëvendës ministri i Jashtëm sirian, Faisal Mekdad, i ka thënë Associated Press, se qeveria do t'u ofrojë inspektorëve përkrahje të plotë.

Një zëdhënës për krahun ushtarak opozitar që përkrahet nga perëndimi, Loay al Mikdad, gjihashtu e ka mirëpritur misionin e OKB-së, por ka qenë skeptik nëse verifikimi do të jetë i suksesshëm.

I dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme, Robert Serry, i kishte thënë Këshillit të Sigurimit muajin e kaluar se OKB ka pranuar 13 raporte për dyshime të përdorimit të armëve kimike në Siri.
XS
SM
MD
LG