Ndërlidhjet

Vërshime të mëdha në Manila


Fotografi arkivi nga vërshimet e mëparshme në Filipne, 27 shtator 2009
Fotografi arkivi nga vërshimet e mëparshme në Filipne, 27 shtator 2009
Të reshura të shumta të hënën kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa pjesë të kryeqytetit të Filipineve, Manila.

Disa zona të qytetit janë zhytur thellë në ujë derisa mijëra persona përgjatë rajoneve veriore të bregdetit dhe maleve janë larguar për në strehimore të ndryshme.

Agjencia kombëtare për katastrofa dhe zyrtarë lokal kanë thënë se së paku dy persona e kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë zhdukur.

Shkollat, zyret, bursa, gjykatat dhe ambasadat janë mbyllur pasi zyra e parashikimit të motit e ka shpallur alarmin e kuq për metropolin Manila, qytet me 12 milion banorë.

Vërshimet janë bërë një problem i shpeshtuar në Manila, për shkak të shkatërrimit të maleve, kanaleve ku jetojnë jashtëzakonisht shumë njerëz dhe planifikimit të dobët urban.
XS
SM
MD
LG