Ndërlidhjet

Nadal dhe Azarenko fitues të turneut në Cincinnati


Fotografi arkivi e tenistit spanjoll, Rafa Nadal gjatë festimit të fitores në një nga ndeshjet e karrierës së tij

Fotografi arkivi e tenistit spanjoll, Rafa Nadal gjatë festimit të fitores në një nga ndeshjet e karrierës së tij

Tenisti spanjoll, Rafa Nadal, është fitues i turneut të ATP-së të serisë Masters në Cincinnati në vlerë prej 3.7 milionë dollarëve.

Nadal, në finale të këtij turneu ku morën pjesë emrat më të mëdhenj të tenisit botëror fitoi ndaj amerikanit, John Isner me rezultat 7:6 7:6 në sete.

Për Nadalin ky është titulli i nëntë i ATP-së në këtë sezon, ndërsa ky është çmimi i 59-të në karrierën e tij.

Në garën për femra, çmimin e fitoi bjellorusja Victoria Azarenko në finale ku përballë e pati amerikanen, Serena Williams me rezultat, 2:6, 6:2 dhe 7:6 në sete.
XS
SM
MD
LG