Ndërlidhjet

Britania nuk po mund të përdorë trashëgiminë anonime


(Ilustrim)

(Ilustrim)

85 vjet më parë shtetit britanik i është lënë trashëgimi një shumë prej gjysmë milion funtesh nga një dhurues anonim, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

Tash kjo shumë ka arritur vlerën prej 350 milionë funta, ka njoftuar banka Barclays.

Mirëpo, ligjvënësit britanikë nuk mund të marrin asgjë nga kjo shumë.

Dhuruesi që i ka lënë paratë në vitin 1928 ka thënë se paratë duhet dorëzuar vetëm atëherë kur shteti britanik grumbullon fonde të mjaftueshme për të paguar të gjithë borxhin kombëtar që e ka.

Ky borxh tani ka arritur në shifrën prej 1.2 trilion funte.
XS
SM
MD
LG