Ndërlidhjet

logo-print

The Butler, me fitimet më të mëdha në kinema


Fotografi arkivi e aktorit kryesor të "The Butler", Forest Whitaker

Fotografi arkivi e aktorit kryesor të "The Butler", Forest Whitaker

Filmi “The Butler” i regjisorit, Lee Daniels, një dramë për të drejtat civile në rolin kryesor të së cilës luajnë, Forest Whitaker dhe Oprah Winfrey, ka kaluar parashikimet dhe lehtësisht e ka fituar pozitën e filmit më të sukseshëm të javës në kinematë amerikane dhe kanadeze.

Filmi ka debutuar me 25 milionë dollarë fitime nga shitja e biletave në SHBA dhe Kanada vetëm të dielën.

Komedia “We’re the Millers” në rolin kryesor të së cilës luan, Jennifor Aniston ka dal si filmi i dytë më i sukseshëm duke fituar 17.8 milionë dollarë në javën e dytë të shfaqjes së tij.

Filmi më i sukseshëm i javës së kaluar, “Elysium” me Matt Damon ka kaluar në pozitën e tretë me 13.6 milionë dollarë fitime.
XS
SM
MD
LG