Ndërlidhjet

"DokuFest-i" në Prizren


Në Prizren po mbahet edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dokumentar dhe atij të shkurtër “DokuFest”.

Në këtë festival po marrin pjesë artistë, regjisorë e producentë të shumtë nga vendi dhe shtete të ndryshme evropiane.

Organizatorët e “DokuFest”-it, kanë thënë se në ketë edicion do të shfaqen rreth 250 dokumentarë dhe filma të shkurtër.

Tema e këtij festivali është “Thyeji Kufijtë”. Përcaktimi për ketë temë, thuhet të ketë ardhur nga fakti se Kosova vazhdon të mbetet shteti më i izoluar në Evropë sa i takon lirisë së lëvizjes.(a.konushevci)
XS
SM
MD
LG