Ndërlidhjet

Anijet luftarake britanike arrijnë në Gjibraltar


Fotografi arkivi e Gjibraltarit
Fotografi arkivi e Gjibraltarit
Anijet luftarake britanike kanë arritur në Gjibraltar të hënën për një ushtrim të paraparë pavarësisht tensioneve me Spanjën për zonën e peshkimit përreth enklavës britanike në Mesdhe, raporton Reuters.

Megjithëse në Britani, Spanjë dhe autoritetet në Gjibraltar kanë thënë se arritja e marinës në territorin që kontrollohet nga Britania ka qenë i planifikuar kohë më parë, disa në Spanjë këtë e shohin si provokim.

Krjimi i një mbështjellësi artificial me tulla prej betoni, që peshkatarët spanjoll thonë se ju bllokon çasjen në disa hapësira ujore, ka nxitur Spanjën që të forcojë kontrollet në pikat kufitare, duke shkaktuar kështu radhë të gjata në kufi të punonjësve dhe turistëve që hyjnë në Gjibraltar.

Spanja ka pretendime territoriale në Gjibraltarin me 30 mijë banorë i cili para 300 vjetësh i është dhënë Britanisë në bazë të një traktati.

Në numrin e së hënës të Sueddeutsche Zeitung, ministri i parë i Gjibraltarit, Fabian Picardo e ka akuzuar qeverinë spanjolle për krijimin e konfliktit të ri vetëm që të tërheqë vëmendjen nga akuzat për korrupcion kundër partisë së popullit që e udhëheqë qeverinë spanjolle.
XS
SM
MD
LG