Ndërlidhjet

Realizohet martesa e parë homoseksuale në Zelandë të Re


(Ilustrim)
(Ilustrim)
"Me fuqinë që më është dhënë mua nga Zelanda e Re, është kënaqësia ime e thellë që tani t’iu deklarojë të martuar. Ju jeni të martuar. Ju ftoj që të vulosni premtimet tuaja me një puthje”, janë fjalët që i janë thënë një çifti te gjinisë së njejtë në Zelandë të Re të sapo martuarish, ditën e parë kur martesat mes homoseksualve lejohen edhe ligjërisht.

Afro 30 çifteve u janë garantuar liçencat e martesës për sot, ndërsa interesim për kurorëzim të lidhjeve të tyre kanë shprehur edhe shumë çifte homoseksualësh nga shumë vende të tjera të botës.

Ligji i ri, pritet që të rrisë edhe më shumë turizmin në këtë vend i cili edhe më parë ka qenë një nga destinacionet e preferuara për muajin e mjaltit.

Shefi i turizmit në këtë shtet, Kevin Bowler, ka thënë: "Aboslutisht, nëse jeni i gjinisë së njejtë, apo gjinive të ndryshme, nuk ka rëndësi. Zelanda e Re është një vend i mrekullushuëm për muajin e mjaltit. Këtu vijnë rreth 40 mijë çifte çdo vit për muajin e tyre të mjaltit dhe ata shpenzojnë deri në 130 milionë dollarë, çifte këto jo banorë të Zelandës së Re. Pra, nëse ne arrijmë të rrisim këto shifra, atëherë kjo do ishte e mrekullueshme për Zelandën e Re".
XS
SM
MD
LG