Ndërlidhjet

Deputeti britanik kërkon sqarime pse u ndalua partneri i gazetarit, Greenwald


Gazetari Glen Greenwald së bashku me partnerin e tij, sapo kanë aterruar në aeroportin e Rio De Janieros, 19 gusht 2013
Gazetari Glen Greenwald së bashku me partnerin e tij, sapo kanë aterruar në aeroportin e Rio De Janieros, 19 gusht 2013
Një deputet britanik ka thënë se ai do e pyesë policinë për të sqaruar pse partneri i gazetarit që ka raportuar i pari për programin e vëzhgimit amerikan është ndaluar në aeroportin Heathrow të Londres për nëntë orë.

Fjala është për David Miranda, partneri i Glen Greenwald i cili ka qenë i pari që ka shkruar për dokumentet e marra nga Edward Snowden, ish kontraktori i inteligjencës amerikane.

Keith Vaz, udhëheqësi i Komitetit për Çështje të Brendshme, ka thënë të hënën se ai dëshion të dijë pse policia e ndalojë David Miranda.

Miranda është ndaluar të dielën derisa udhëtonte drejt Brazilit pas një vizite në Gjermani ku është takuar me Laura Poitras, një autore filmash nga SHBA e cila ka punuar me Greenëald në storiet rreth asaj që ka zbuluar Snowden.

The Guardian ka raportuar se gazeta ka paguar për fluturimet e David Miranda.

Partneri i David Miranda, gazetari Glen Greenwald ka shkruar për programet e vëzhgimit të NSA, duke u mbështetur në dokumentet që i ka marrë nga Snowden, i cili para pak kohësh ka fituar azil në Rusi.
XS
SM
MD
LG