Ndërlidhjet

logo-print

20 mijë refugjatë sirianë për pak ditë


Fotografi arkivi nga një prej kampeve me refugjatë sirianë në Kurdistan

Fotografi arkivi nga një prej kampeve me refugjatë sirianë në Kurdistan

Agjencia e refugjatëve e OKB-së ka njoftuar se mijëra refugjatë sirianë e kanë kaluar kufirin me rajonin kurd irakian.

Zyrtari i UNHCR-së, Adrian Edwards ka thënë të hënën se mbi 20 mijë sirianë janë larguar nga shteti i tyre nga e enjta.

Përfaqësuesja e kësaj organizate në Irak, Claire Burgeois ka thënë të dielën se stafi i agjencisë ka raportuar një “lum” të sirianvë që janë larguar nga shteti i tyre i dërmuar nga lufta.

Arsyet e sakta për këtë eksodë nuk janë ende të qarta, por besohet se ata kanë ikur për shkak të luftimeve në mes të militantëve islamik dhe forcave kurde në Siri.

Bourgeois ka thënë, "UNHCR-ja” është duke qenë dëshmitar e një eksodi të madh nga Siria gjatë ditëve të fundit ndryshe nga çfarëdo largimi tjetër që e ka dëshmuar kjo organizatë.

Afërsisht dy milionë sirianë janë larguar nga vendi i tyre përgjatë konfliktit 29 mujor, shumica prej të cilëve janë larguar për në Jordani, Turqi dhe Liban.
XS
SM
MD
LG