Ndërlidhjet

Ingolstadt: Merren peng disa persona në komunë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një person ka marrë disa persona peng në ndërtesën e komunës së Ingolstadt, vetëm pak orë para se kancelarja gjermane, Angela Merkel të mbante një fjalim para ndërtesës ku po ndodhë ngjarja në qytetin jugor gjerman.

Lajmi është konfirmuar nga policia gjermane, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Policia ka shtuar se personi është i armatosur dhe se ata janë në kontakt me të përmes telefonit, edhepse ai ende nuk ka bërë asnjë kërkesë.

Nuka shenja se ngjarja në fjalë ka të bëjë me vizitën e Merkelit, ka sqaruar policia gjermane.

Autoritetet e kanë evakuar ndërtesën dhe kanë bllokuar disa pjesë të qytezës që gjendet rreth 30 km larg Minhenit.
XS
SM
MD
LG