Ndërlidhjet

Kapiteni rus e pranon se ka pirë një ditë para aksidentit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Kapiteni i një anije që u përplas me një varkë, duke vrarë gjashtë persona dhe lënduar rreth 50 të tjerë, është deklaruar fajtor për shkak të neglizhencës.

Kapiteni 51 vjeçar, Yury Ratko e ka pranuar në gjykatë të hënën se ai kishte konsumuar alkool një ditë para tragjedisë, diçka që është në kundërshtim me rregullat.

Ai është arrestuar menjëherë dhe më pas është dërguar në një qendër paraburgimi.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën në lumen Irtysh, në afërsi të qytetit Omsk në Siberinë Perëndimore.

Anija me pasagjerë ka qenë një ferribot ekspres që të dërgon deri të një manastir i pëlqyer nga kristianët ortodoks.

Zyrtarët vendor në Omsk thanë se e mërkura, 21 gusht do të jetë ditë zie.
XS
SM
MD
LG