Ndërlidhjet

logo-print

Mubarak pritet të lirohet së shpejti


Ish presidenti egjiptian, Hosni Mubarak

Ish presidenti egjiptian, Hosni Mubarak

Ish presidenti egjiptian, Hosni Mubarak i cili u largua nga pushteti me kryengritjen e vitit 2011, do të lirohet shpejtë nga burgu pasi prokurorët ja kanë hequr një aktakuzë për korrupcion, ka thënë avokati i tij.

Mubaraku, 85 vjeçar është arrestuar pasi ishte hequr nga pushteti.

Më shumë se një vit më pas, e vetmja arsye pse ai mbahet në paraburgim është një rast për një aferë korruptive që sipas avokatit të tij do të zgjidhet shumë shpejtë.

“E gjitha çfarë ka mbetur është një procedurë e thjeshtë administrative që nuk besoj se merr më shumë se 48 orë kohë. Ai duhet të liher i lirë nga fundi i javës”, ka thënë avokati Deeb për Reuters.

Mubarak i cili e ka udhëhequr Egjiptin për 30 vjet, po mbahet në një burg të Toras në periferinë jugore të Kajros, objekt ky ku po mbahen pjesëtarët e Vëllazërisë Myslimane që prej se janë arrestuar në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG