Ndërlidhjet

Vërshime dhe rrëshqitje dheu në Kinë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Shirat e rrëmbyeshëm që nisën pas një stuhije ka shkaktuar rrëshqitje të tokës në Kinën jugore duke varrosur shtëpi dhe vetura.

Kjo sipas Associated Press ka shkaktuar 15 të vdekur.

Nëntë persona raportohet se janë vrarë në krahinën Hunan dhe gjashtë në Guangxi, ku veturat janë mbuluar në dhe dhe gurë përgjatë një autoudhe malore, kanë thënë zyrtarë vendor.

Kjo ka ndodhur pasi tre persona e humbën jetën në një tjetër rrëshqitje dheu në rajonin e njejtë.

Në pjesën veri-lindore të Kinës ka prekur miliona banorë, me shira të rrëmbyeshëm që e kanë nxjerrë jashtë shtratit lumen Nei.

Vërshimet e godasin Kinën çverë, mirëpo të reshurat e shpeshta kanë shkaktuar kësaj radhe dëme më të mëdha se sa zakonisht.
XS
SM
MD
LG