Ndërlidhjet

Arrestohen dy kanadezë në Egjipt


Flamuri i Kanadasë (Ilustrim)

Flamuri i Kanadasë (Ilustrim)

Dy kanadezë janë arrestuar në Egjipt në kohën kur vendi është përfshirë nga dhuna dhe gjakderdhja.

Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtare kanadeze të hënën.

“Qeveria kanadeze është shumë e shqetësuar për dy qytetarët e saj që janë arrestuar në Egjipt”, ka thënë Lynne Yelich, ministre e shtetit për çështje të jashtme.

Ministrja kanadeze ka thënë se ajo ka folur me zyrtarë të lartë egjiptian të cilëve i ka kërkuar që të sqarojnë natyrën e akuzave dhe çfardo dëshmie që kanë kundër tyre.

Zyrtarët e konsullatës së Kanadasë në këtë shtet i kanë vizituar të burgosurit në burg.

Mediat kanadeze i kanë identifikuar të burgosurit si John Grayson, një autor filmash nga Toronto profesor universiteti dhe Tarek Loubani, një mjek nga Ontaria.
XS
SM
MD
LG